Komandanti i ri i Stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës gjatë një raportimi në mbledhjen e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut ka thënë se janë për tre muaj në këtë komunë janë hapur 87 raste të vepra penale. Por sipas tij, gjendja e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës është pjesërisht e mirë.
Komandanti i ri i Stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës, Gjorgje Karmarkoviq, ka raportuar në mbledhjen e së enjten në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut për gjendjen e sigurisë në pjesën veriore si dhe me shifra ka prezantuar veprat penale që kanë ndodhur gjatë periudhës janar – mars 2017.
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur saktësisht 87 vepra penale, autorët e të cilave pjesërisht janë zbuluar, por ka më shumë raste që nuk janë zbardhur.
Nga 87 vepra penale vetëm 5 janë vepra kundërvajtëse, ndërsa 82 të tjera janë vepra penale të natyrave të ndryshme, shkruan Gazeta Zëri.
Me gjithë këto raste, sipas Policisë në veri të Mitrovicës, gjendja e sigurisë është pjesërisht e mirë.
“Gjatë këtij viti deri më 31 mars në Stacionin e Policisë në veri të Mitrovicës janë hapur 87 raste, nga të cilat 5 janë kundërvajtje për rend dhe qetësi publike dhe kundërvajtje në komunikacion, ndërsa 82 raste janë regjistruar si vepra penale. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka pasur 78 raste të hapura”, ka precizuar Karamarkoviq, i cili ka sqaruar se numri i rasteve që nuk janë zbuluar autorët është më i madh.