"870 të infektuar sot, asnjë përgjigje nga Qeveria" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “870 të infektuar sot, asnjë përgjigje nga Qeveria”

    Insajderi
    14 July 2022 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar që Qeveria të veprojë lidhur me situatën e rritjes së të infektuarve me COVID-19 dhe me rritjen e çmimeve.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se situata aktuale është e patolerueshme dhe se Qeveria duhet të marrë përgjegjësi.

    “Çështjet të cilat i ngritin jashtë rendit të ditës mendojmë se e martojmë një vëmendje nga qeveria dhe një përgjigje. Nuk i ngritim ne nëse mendon dikush ajo praktika e keq quajtur ‘hajt pak’, 871 të infektuar sot, asnjë përgjigje, 60 cent buke, del ministri i financave tallet këtu jo i ke prish raportet çka ke me Bankën Botërore, ta merr mendja jemi NATO a KFOR-i. Në kërkojmë përgjigje, qytetarët kërkojnë përgjigje, kjo gjendje është e pa tolerueshme andaj bëhuni më serioz, dilni merrni përgjegjësi, sektorët janë të ndjeshëm, shëndeti publik është shumë i rëndësishëm, pacientët janë duke u dëmtuar në të gjitha format, edhe me rritjen e çmimeve”, ka thënë Zemaj në seancën e Kuvendit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark