Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 89, Fetah Paçarizi është takuar me humanistin e njohur Halil Kastrati.
Në shoqërinë e Kastratit, Fetah Paçarizi ka vizituar shtëpinë e të Moshuarve.
Paçarizi ka thënë se Kastrati ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të familjeve në nevojë, në të gjithë Kosovën.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë ta zhvilloj një takim miqësor me humanistin e njohur Halil Kastrati dhe stafin e tij në Shtëpinë e të Moshuarve, themeluesin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të familjeve në nevojë, në gjithë Kosovën dhe jashtë saj.
Me këtë rast diskutuam për projektet e ardhshme humanitare dhe mundësitë e bashkëpunimit për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë më së shumti.
Mirënjohje për punën dhe përkushtimin e madh të Kastratit!