9-shi i PDK-së në Ferizaj-Doktoresha Njomza Vata i premton qytetarëve se çdo ditë do të jetë në shërbim të tyre - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    9-shi i PDK-së në Ferizaj-Doktoresha Njomza Vata i premton qytetarëve se çdo ditë do të jetë në shërbim të tyre

    Insajderi
    27 September 2025 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njomza Vata, mjeke e njohur dhe e përkushtuar ndaj komunitetit, ka shpallur kandidaturën për Asamblenë Komunale të Ferizajt

    Ajo në zgjedhjet e 12 tetorit garon me numrin 9.

    E njohur për humanizmin dhe përkushtimin në profesionin e saj, ajo tani synon të zgjerojë shërbimin ndaj qytetarëve përmes angazhimit në jetën publike.

    Ajo e quan kandidimin e saj “betimi i dytë” pas atij të Hipokratit, duke premtuar shërbim të ndershëm, të përditshëm dhe të palodhur për Ferizajn.

    Ky është mesazhi i saj për qytetarët e Ferizajt:

    Të dashur miq,familjarë,kolegë dhe bashkëqytetarë.

    Unë jam Njomza Vata, kandidate për Asamblenë Komunale me numrin 9 në radhet e Partisë Demokratike te Kosovës.

    Që nga fëmijëria ime, kam zgjedhur një rrugë: të jem pranë njerëzve dhe t’u shërbej atyre.

    Ky nuk ka qenë vetëm një profesion, ka qenë një thirrje. Për këtë arsye zgjodha mjekësinë, sepse besoj se shërbimi ndaj qytetarëve është nderi më i madh që mund të kesh.

    Si mjeke, kam parë nga afër sfidat e përditshme të qytetarëve tanë si dhimbjet, vështirësitë, por edhe forcën dhe shpresën e tyre.

    Sot, kam vendosur që këtë përkushtim ta vazhdoj edhe në një tjetër dimension: në shërbimin publik, në Asamblenë Komunale të Ferizajt. Sepse qyteti ynë meriton më shumë. Meritoni përfaqësim që dëgjon, që punon, që nuk ndalet.

    Numri im është 9 në listën fituese të qytetit.

    Dhe dua të falënderoj nga zemra kryetarin Agim Aliu, udhëheqësin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Ferizaj, për besimin dhe për vizionin që na frymëzon të gjithëve.

    Në profesionin tim kam bërë betimin e Hipokratit: të jem në shërbim të drejtë dhe human ndaj secilit pacient. Sot, para jush, po bëj betimin tim të dytë: të jem çdo ditë në shërbim të qytetarëve të Ferizajt. Ky është premtimi im. Ky është vizioni im.

    Me perkrahjen tuaj me votimin e numrin 9 do t’i arrijmë synimet tona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark