9-vjeçari nga Gjakova i cili po agjeron Ramazanin e tretë më rend - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    9-vjeçari nga Gjakova i cili po agjeron Ramazanin e tretë më rend

    Insajderi
    20 April 2022 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është vetëm nëntë vjeç, por Dior Perollin nga Gjakova nuk e pengon mosha që të agjërojë.

    Ky është Ramazani i tretë i tij, të cilin e agjëron komplet – proces ky të cilin e ka nisur nga mosha shtatë vjeçe

    Ndonëse shumë i ri në moshë, ai nuk po e ndjen fare lodhjen i cili thotë se agjërimin sporadik e filloi qysh kur ishte në parashkollor.

    Ndonëse Diori zhvillon mësimin në klasën e tretë, është i vetmi në klasën e tij që është duke agjëruar, ndërsa bashkëmoshatarët e tij e përkrahin atë. Poashtu edhe mësuesja  e respekton vendimin e tij.

    Rrjedh nga një familje myslimane, në të cilën të gjithë agjërojnë, por Diori nuk e kishte të imponuar të bënte këtë gjë. Prindi i tij thotë se kishte interesim që kur ishte i vogël.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark