"90% e punëtorëve kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “90% e punëtorëve kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer”

    Insajderi
    06 December 2021 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se e ka befasuar deklarata e kryeministrit Albin Kurti për sindikatat në Kosovë.

    Kurti do që sindikatat e punëtorëve t’i ndryshojnë përfaqësuesit e tyre, menjëherë pasi këta aktualët paralajmëruan greva në rast se nuk realizohen kërkesat e tyre.

    Azemi thotë se premtimet që i ka dhënë Kurti sa ishte në pozitë i kanë dhënë shpresë se do të ndërrojë gjendja e punëtorëve në sektorin privat.

    Ai shkon tutje duke thënë se mbi 90% e punëtorëve në sektorin privat e kanë mbështetur Kurtin në zgjedhjet e fundit për shkak të premtimeve që i ka dhënë ai.

    “90% të punëtorëve kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer. Nuk ka bërë mjaftueshëm dhe punëtorët janë të dëshpëruar”, tha ai në emisionin Pressing në T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark