Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka takuar banorët e Klinës dhe rrethinës.
Ai, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë:
“Klina meriton më shumë. Me planin tonë konkret për zhvillim dhe investime strategjike, do të sigurojmë që çdo familje klinase të ketë mundësi për një jetë më të mirë. Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional është garanci për sigurinë dhe prosperitetin që meritojnë qytetarët tanë.
Faleminderit, Klinë, për besimin dhe mbështetjen e pakursyer!”