
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, e ka festuar ditëlindjen e tij të 90-të në vendin që dikur mbrojti dhe për të cilin dëshmoi para botës për krimet serbe.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ambasadorin për ditëlindjen, duke e cilësuar si mik të madh të Kosovës.
“Njeriu që qëndroi përkrah nesh në ditët më të rënda, që pa dhe dëshmoi të vërtetën tonë para botës, sot feston ditëlindjen në Kosovën e lirë – Ambasador William Walker. Gëzuar ditëlindjen, mik i madh i yni! Kosova të do”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Walker mbetet një nga figurat më të respektuara ndërkombëtare në Kosovë, për rolin e tij historik në dokumentimin e masakrës së Reçakut dhe ndihmën për të vërtetën e popullit shqiptar.