Këto të dhëna janë publikuar në raportin e titulluar “Çmimi i konfliktit për fëmijët”, të cilin “World Vision” e ka botuar në bashkëpunim me organizatën “Frontier Economics”.
Në këtë raport vlerësohen humbjet ekonomike të konflikteve në Siri, Libi, Jordani dhe Turqi, transmeton Telegrafi.
“Deri më tani, 275 miliardë dollarë i ka kushtuar kjo luftë ekonomisë siriane, dhe vlen të theksohet se këto janë para të humbura. Kurrë nuk do të kthehen apo të shpenzohen për të ardhmen e fëmijëve, arsimimin, kujdesin shëndetësor, apo për një mjedis të sigurt dhe standard jetësor”, ka deklaruar Connie Lenenberg, drejtoreshë e programit për Lindjen e Mesme pranë “World Vision”. /Telegrafi