Shumica dërmuese e britanikëve tashmë po kërkojnë daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Bazuar në anketën e Express.co.uk, nga 68 mijë e 777 persona që votuan, 92 për qind e tyre kanë kërkuar largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, raporton Insajderi.
Këto rezultate mosbesuese ndaj kryeministrit britanik mendohet se kanë ardhur pasi që Britania dhe Bashkimi Evropian dështuan që ta zgjidhin krizën me emigrantë dhe pasi që numri i atyre që pajisen me azil në Britani është rritur për gati 50 për qind.
Lideri i Ukip-it, Nigel Farage ka thënë se dalja nga Bashkimi Evropian do të mund ti sillte avantazhe Britanisë së Madhe, raporton Insajderi
“Pas marrëveshjeve patetike të David Cameronit është e qartë që rruga e vetme që të marrim kontrollin e kufijve tanë, të ndalojmë së paguari Brukselit 55 milionë në ditë dhe të bëhemi një shtet vetë-qeverisës, i pavarur, është dalja nga Bashkimi Evropian”, është shprehur Farage.
Sipas statistikave zyrtare vetëm në 3 muajt e verës, Britania ka pajisur 9 mijë e 500 persona me azil, që për një ditë i bie se 103 persona kanë fituar lejen e qëndrimit.
Po ashtu raportohet se 99 përqind e të anketuarave janë deklaruar se nuk i besojnë draft- marrëveshjës së arritur në Bruksel nga kryeministrit Cameroon.
Pakënaqësitë e britanikëve lidhen me faktin se BE-ja nuk lejon që asnjë shtet, përfshirë edhe Britaninë, të ketë rris kontrollet kufitare. Marrëveshja mund të refuzohet në samitin e Këshillit Evropian gjatë këtij muaji pasi që asnjë prej homologëve të Cameronit si duket nuk është i kënaqur me draft-marrëveshjen.