McCain ka deklaruar se është për të përgëzuar rezistenca që kryeministri serb Aleksandër Vuçiq është duke bërë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
“Mendoj se kryeministri Vuçiç ka mbajtur qëndrim shumë të fortë, duke i rezistuar presionit rus. Presioni rus është shumë i ndryshëm nga presioni amerikan. Ne nuk duam gjë nga Serbia, thjesht duam që të bëhet një demokraci më funksionale. Ndërsa Rusia do të ketë një ndikim dominues, gjë që krijon një sfidë shumë të vështirë. Mund të them se përgëzoj faktin që kryeministri Vuçiç i ka rezistuar presidentit Putin, por e kuptoj se ndodhet përballë një presioni të konsiderueshëm dhe duhet të tregohet shumë i kujdesshëm”, përcjellë Radio Europa e Lirë.
Në këto kushte, thotë senatori, kanë rëndësi përpjekjet amerikane për t’iu kundërvënë mesazhit rus, pasi një pjesë e madhe e ndikimit të Moskës vërehet në media. (Zëri i Amerikës)