Andi Bushati: Idetë e Ramës mbështeten vetëm nga palaçot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Andi Bushati: Idetë e Ramës mbështeten vetëm nga palaçot

    Insajderi
    10 March 2016 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bushati, në një analizë të publikuar tek “Lapsi.al”, ka hedhur dyshime për idenë e Ramës për Referendum për kryetar të Partisë Socialiste.

    “Së pari ajo që u tha në asamblenë e së mërkurës nuk ishte veçse një bllof. Një deklaratë e Ramës e cila as nuk u votua dhe për të cilën në fund të mbledhjes nuk u mor as vendim. Nuk dihet se kur ky referendum do të bëhet, nëse për të ka vërtet vullnet, apo është një manovër më shumë për të fituar kohë dhe hedhur hi syve publikut”, shkruan Bushati, përcjellë Gazeta Express.

    Duke bërë disa pyetje,Bushati e quan këtë një  aventurë të Ramës për ta futur partinë në referendum për faktin se nuk bëri zgjedhje.

    “Por, edhe sikur kjo të ndodhte, pyetjet që ngrihen janë disa: po kur janë të gatshëm të fusin partinë në të gjithë këtë aventurë, pse nuk zhvillojnë garën reale? A e mohuan atë në emër të kursimit të energjive për reformat qeverisëse? Pse referendumi nuk harxhoka energji dhe gara po? Po nëse bëhet referendumi, kush do ti numërojë votat, pasi ai është ndryshe nga përballja, ku gjithsekush ka komisionerët e tij? Po nëse organizohet, pse një shumice i lindka e drejta të pranojë thyerjen e rregullit në emër të sanksionimit te një kryetari të përjetshëm, i cili i shmanget konkurimit? Po nëse  Edi Ramës i lind ideja që të bëjë një referendum për shtyrjen edhe disa vite të zgjedhjeve, sepse qeveria do duhet të mbarojë reformat dhe të korrë frytet e koncesioneve, a do të qe ky një argument i pranueshëm?”, thotë Bushati


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark