Bleranda Curri, vajza e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri e cila ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në Fushë-Kosovë, do të varroset sot në varrezat e fshatit Korroticë e Lartë e Drenasit.
Varrimi i të ndjerës sipas familjarëve do të bëhet nga ora 16:00.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, kur 20 vjeçarja Curri, sapo kishte zbritur nga autobusi. Ndërsa shoferi i veturës që e goditi atë Admir Salihu nga Drenasi është arrestuar menjëherë nga policia./Insajderi.com