×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shkrimtari Agron Tufa reagon ndaj sulmit mbi Azem Deliun

    Insajderi
    26 February 2017 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkrimtari Agron Tufa, nëpërmjet rrjetit social ka thënë se kush sulmon fizikisht në emër të besimit një shkrimtar që mendon ndryshe, ai person ka marrë rrugën e terrorizmit.

    Kështu ai i del në mbrojtje Azem Deliut, i cili para disa ditësh u sulmua nga një person, pas një shkrimi.

    “Kush sulmon fizikisht në emër të besimit një shkrimtar a tjetër mendues, para se me u përpjekë me hy në dialog argumentues me të, ai ka marrë rrugën e terrorizmit, kontigjent për ISIS-in. Lërini demagogjitë! I keni ba nji poshtërim fesë që mendoni se përfaqësoni. Ju doni ta shtrëngoni me forcë botën të vëjë pas qerres suaj”, ka shkruar shkrimtari Tufa.

    Sipas tij, sulmi ndaj Deliut vë në pah rrezikun që i kanoset Kosovës dhe krejt kombit.

    “Sulmi fizik ndaj shkrimtarit nxjerr në pah rrezikshmërinë që i kanoset Kosovës e krejt kombit prej jush dhe në veçanti besimtarit të sinqertë. Mendoni se Profeti ka nevojë për grushtet tuaja? Epo me injorancën dhe dhunën ndaj një djaloshi të ri e të talentuar, ju i keni bërë vetes një autoportret grupor të neveritshëm! Mos doni ta shpallni “qafir”?”, ka shkruar ai, shkruan KultPlus.

    “Ç’fituan si vëllezërit tuaj fanatikë me Salman Ruzhdiun?! Lavdinë e tij dhe poshtërimin e imazhit të besimit islam. Sigurisht, ju i dini të gjitha, prandaj dhe argument keni grushtin e dhunën. E kush dhunon, i dhunuem ka me qenë. Ne mis tash, nesër, herëdokur…”, ka përfunduar postimin e tij shkrimtari Agron Tufa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark