×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    iPhone i ardhshëm që do blini me shumë gjasa është prodhuar në Indi

    Insajderi
    26 July 2020 - 06:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konkretisht kompania ka nisur prodhimin e iPhone 11 në Indi në bashkëpunim me Foxconn. Lajmi u konfirmua edhe nga autoritetet Indiane.

    Përballë tensioneve në rritje mes SHBA dhe Kinës, kompanitë kanë filluar të reagojnë dhe Apple bëhet një prej të parëve që nis zhvendosjen e operacioneve jashtë Kinës.

    Konkretisht kompania ka nisur prodhimin e iPhone 11 në Indi në bashkëpunim me Foxconn. Lajmi u konfirmua edhe nga autoritetet Indiane.

    Apple ka planifikuar të rrisë kapacitetin e prodhimit gradualisht dhe eksportimi i iPhone nga India është pjesë e planeve. Gjithashtu ka raportime se së shpejti një prej prodhuesve kryesorë të telefonë të Apple të nisë procesin e prodhimit të iPhone SE në këtë vend, shkruan pcworldalbania.

    iPhone 11 është një prej telefonëve më të shitur të Apple. India është tregu i dytë më i madh në botë i smartfonëve dhe për Apple është një mundësi për të ulur varësinë ndaj Kinës ku ende prodhohen shumica e telefonëve të kompanisë.

    Xiaomi, Vivo, Samsung, Oppo dhe OnePlus ka bërë lëvizje të ngjashme në tregun Indian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark