Autoritetet maqedonase - 48 orë arrest Gafurr Dugollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Autoritetet maqedonase – 48 orë arrest Gafurr Dugollit

    Insajderi
    12 March 2016 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet e Shkupit kanë paraburgosur për 48 orë Gafurr Dugollin, i arrestuar dje në Maqedoni bazuar në një urdhërarrest të Serbisë.

    Dugolli kërkohet nga Serbia për “krime lufte”.

    Bujar Dugolli, vëllai i të arrestuarit ka thënë për Insajderin se bashkë në avokatin janë nisur për në Shkup për të ushtruar ankesë kundër arrestimit dhe për të kërkuar lirimin.

    “Ne nuk e dimë akoma se për cfarë po ‘akuzohet’. Gafurri ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk ka qenë ndonjë epror”, ka thënë Dugolli nëpërmjet telefonit.

    “E dimë që i janë caktuar 48 orë. Së bashku me avokatin do të ushtrojmë ankesë”, ka saktësuar ai.

    Dugolli, shef i protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë në Kosovë është arrestuar dje në Maqedoni.

    Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet një komunikate ka ka thënë se ushtrimi i juridiksionit nga njё gjykatë serbe për krime që pretendohet tё janë kryer nё territorin e Republikës sё Kosovës, pikërisht dhe vetëm për shkak se ato janë kryer nё këtë territor, i konsideron si shkelje tё rëndë tё parimeve themelore tё sё drejtës ndërkombëtare.

    “Për Gafurrin, fletarrest nga Serbia ka pasur edhe në vitin 2010 por kemi menduar se është hequr, por tashmë autoritetet e Maqedonisë kanë thënë se këto fletarreste janë përditësuar prandaj ai është arrestuar. Por këto fletarreste janë të paligjshme dhe shteti i Kosovës duhet të bëjë diçka që kjo ndjekje e ushtarëve të UÇK-së të ndalohet”, ka thënë Bujar Dugolli./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark