Insajderi
Lajme

Një grua gjendet e varur në dhomën e saj

Insajderi
12 March 2016 - 12:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës raporton se në Komunën e Zubin Potoku dje ka ndodhur një vdekje e dyshimtë.  Siç raportohet, një femër e kombësisë serbe është gjendur e varur në një dollap në dhomën e saj.

Rastin në polici e kishte raportuar një anëtare e familjes së të ndjerës, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Siç njofton policia, familjarët e viktimës kanë treguar se e ndjera ka qenë e sëmurë që një kohë.

Në njoftimin e punë së policisë për 24 orët e fundit thuhet se janë arrestuar 17 persona ndërsa janë shënuar 46 aksidente trafiku por pa fatalitet./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark