×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Siguria përballë dy vrasjeve: luftërave dhe smundjeve?

    Insajderi
    30 July 2020 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Siguria edhe atëherë (që nga kohërat primitive) kur nuk iu është dhënë kuptimi i sotëm shkencor, në mënyrë institktive ka qenë nevojë e njeriut/njerëzimit, dhe është bërë përpjekje për ta ruajtur atë. Pa hyr detajisht në definicionet e shumta të vetë sigurisë dhe kompnenteve të saj të ndarë në shumë fusha që përbëjnë tërësinë e saj si koncept, pra me një fjalë si mirëqenie brenda së cilës gërshetohen të gjitha, me pakë fjalë mund të thuhet se siguria është të jetosh me mungesë frike për jetën, shëndetin dhe pronën kur flitet për siguri personale, apo mungesën e sulmeve të jashtëme e rreziqeve të brendshëme që sfidojnë rendin e caktuar kushtetues nëse flasim për sigurinë e shtetit.

    Varësisht specifikave të një vendi të caktuar, edhe shkaqet e pasigurisë mund të jenë të ndryshëme. Dimë se historia njerëzore ka përjetuar dhunë me humbje të tmerrshëme duke qenë vetë shkak njëherit. Konflikte e luftra kanë shënuar miliona viktima.

    Megjithatë, që nga përfundimi i luftës së dytë botrore, fatmirësisht janë shënuar rënie të viktimave në mënyrë graduale, përjashtimisht zonave ende konfliktuoze ku për dallim kontintit amerikan dhe të Evropës, shifrat e viktimave akoma janë shqetësuese në kontinentin Afrikan dhe Azisë (Lindja e mesme),.

    Gjersa në konflikte dhe luftra palët armiqësore janë të njohura si akterë, edhe mundësia e zbutjës apo trajtimit të tyre qoftë nëpërmes diplomacisë apo masave shtërnguese nga arena ndërkombëtare janë më të mundshëme. Për këtë edhe janë të krijuara mekanizma me karakter global, si OKB, aleanca e organizata të ndryshëme. Madje, edhe zhvillimi vetanak i shteteve në forca ushtarake, frenon dhe mban një ekulibër të fuqisë/forcës mes rivalëve.

    Por, po aq sa luftrat dhe konfliktet, sigurinë globale në mënyrë permanente e kanë sfiduar smundje të llojllojshëme, e që përkundër avansimit në lëmin e shëndetit, deri tek organizimi shëndetsor me karakter global siq është OBSH, njerëzimi jo mjaftushëm ka qenë dhe është përgaditur për të u përball me kërcënues të tillë.

    Pa përmendur smundjet e tjera shqetësuese, si kanceri, diabeti, etj, se smundjet vrasinë sa luftrat, madje edhe shkuar tyre, është e rendit të shohim pandemit përgjatë historisë, dhe pasojat e tyre.

    (Pandemi sipas literaturës profesionale, me referencë nga OBSH, nënkupton një smundje që kalon kufijtë nacional, pra merr karakter global dhe shpërndahet shpejt).

    Kolera që nga shfaqja e saj me disa valë dhe murtaja bubonike përgjatë historisë së tyre kanë vrarë deri në 500 milion njerzë.! Krahas tyre, grip i HongKongut me 1 milion të vdekur, pandemitë tjera, si HIV/AIDS me 36 milion vdekje, dhe qindar miliona tjerë viktima para dhe pas këtyre.

    Sot, po përballemi me një pandemi që quhet covid-19, nëse jo më të rrezikshëme, s’paku po jo më e lehtë se më parshmet, e marrja për seriozitet e saj, do të ishte shembulli nga rreziku i disa të tjera që u përmendën më lartë. Për një kohë të shkurt, pandemia covid-19 përfshiu gjitha kontinentet, po thuajse gjithë globin. Aty ku u shfaq bëri namin. Deri më tani prej se kur u shfaq në dhjetor të 2019 në Kinë, ka prekur globalisht mbi 17 milion njerzë, ka vrarë mbi 600 mijë veta, duke u shtuar numri si të infektuarëve, sikurse të vdekjeve në mënyrë shqetësuese.

    Në këtë rrafsh, edhe vendi ynë është duke u sfiduar, për më keq, për dallim nga fillimi i shfaqjes së saj, edhe duke u rritur numri i të infektuarëve dhe të vdekurëve që mund të merret si shqetësim nëse marrim për krahasim me numrin e banorëve të vendit.

    Me gjasë, gjendja do të jetë më e vështirë për të u përballur, nëse nuk merret si problematik serioze përdallim teorit konspirative “ekziston apo nuk ezksiton”, gjersa dëmet globale janë treguese më i mirë, apo edhe nga injorimi i masave rekomanduese e urdhëruese të organeve kompetente. Po të ia shtojmë kësaj sfide globale, edhe kapacitetin tonë të trajtimit, me mungesë të theksuar të mundësive për trajtim në institucionet shëndetësore, kujdesi dhe disiplina jonë shoqërore duhet të jetë më në nivel.

    Për fund, dallimi mes dy këtyre vrasësëve të njerzimit, luftës dhe smundjeve fillimisht mund të themi se qëndron tek “armiku” dhe parandalimi apo luftimi i tij. Gjersa tek lufta thamë se aktorët nihen, përballë pandemive, sidomos virusit covid-19, bota është hasur në shumë befasi. Ende nuk është plotësisht e kjart prejardhja, akoma më sfiduese parandalimi, gjersa simpatomat janë të fshehta. Thirrja nga institucionet kompetente për kujdes ndaj këtij virusi është me alarmimin se askush nuk ka imunitet mbrojtës ndaj tij në kuptim të infektimit, gjersa beteja me të, varet nga karakteristikat e çdo personi, gjë që me pak fjalë, as kush nuk është i garantuar në mosinfektim nëse nuk ka kujdesin e mbrojtjës për vete dhe të tjerët, konform udhëzimeve institucionale.

    (autori është magjistër i studimeve të sigurisë, diplomuar pranë UEJL, Tetovë)

    Porosi!

    Çdo citat i këtij shkrimi, verbal apo i shkruar, obligohet të i referohet gazetës apo autorit.!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark