PDK e quan “qartësisht anarkist” sulmin ndaj presidencës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK e quan “qartësisht anarkist” sulmin ndaj presidencës

    Insajderi
    12 March 2016 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sulmit me koktej Molotovi në zyret e Presidencës së Kosovës.

    Sipas PDK-së, sulmet e tilla kriminale që po ndodhin në vazhdimësi, synojnë të krijojnë klimën e frikës dhe pasigurisë në shoqërinë tonë, si rrjedhojë janë të papranueshme dhe të dënueshme.

    “Partia Demokratike e Kosovës konsideron se veprimet e tilla, po cenojnë vlerat themelore të shtetit tonë dhe janë qartësisht anarkiste”, thuhet në reagimin e partisë më të madhe në vend.

    PDK i bën thirrje organeve kompetente që ky akt të ndricçohet sa më shpejt dhe autorët e kësaj vepre të shëmtuar të vihen para drejtësisë, thuhet në reagim.

    Sot në orët e para të mëngjesit, disa persona kanë sulmuar me molotov zyret e Presidencës së Kosovës./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark