
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar të shtunën pas sulmit që u bë ndaj zyrave të Presidencës së Kosovës.
Kjo parti e ka dënuar ashpër këtë sulm, duke thënë se këtë vepër kriminale, e konsideron sulm mbi të gjitha institucionet dhe shtetin e Kosovës.
Sipas kësaj partie, “aktet e ngjashme që kanë ndodhur në brenda dhe jashtë institucioneve muajt e fundit, duke përfshirë sulmet me molotov mbi organet e rendit dhe ndërtesat qeveritare, hedhjen e molotovëve mbi shtëpinë e Kryeministrit të Republikës dhe djegien e makinave private dhe zyrtare e sulmet mbi selitë e partive” janë akte të koordinuara që për qëllim kanë zhytjen e vendit në kaos.
LDK po ashtu ka shfrytëzuar rastin që të reagojë ndaj një deklarate të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili mbrëmë ka thënë se kryeministri Mustafa nuk mund të ankohet se po ja “ngucin shtëpinë.” shtëpinë kur ai po e “nguc shtetin e Kosovës”.
“Z. Haradinaj, nuk mund ta konsideroj Kosovën vetëm të tije, duke justifikuar sulmet ne bomba molotovi në shtëpinë dhe familjen e Kryeministrit, duke u thirrur në kauza krejtësisht fiktive. Sulmet në familje dhe shtëpi private janë ligësi dhe vepra kriminale, nga të cilat duhet të hiqet dorë dhe të distancohen të gjithë”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Z. Haradinaj nuk mund ta shfrytëzojë marrëveshjen për asociacionin si argument për të justifikuar atakimet e shtëpive private. Këtë marrëveshje e ka votuar AAK-ja dhe është bashkëshkruar nga nënkryetari i parë i AAK-së. Sa i përket demarkacionit, edhe kjo çështje do të zbardhet shpejt nga komisioni ndërkombëtar, thuhet në njoftim./Insajderi