×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Top Hitet Muzikore sonte ju sfidojnë në quizin Tap n’Temë

    Insajderi
    06 August 2020 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Duke filluar nga ora 20:00, por me mundësi regjistrimi që nga ora 15:00, Tap n’Temë ju fton të luani në quizin që çdo javë ka një temë të re, të zgjedhur nga vet lojtarët e TapQuiz përmes votimit. Këtë javë temë e quizit është: Top Hitet Muzikore.

    Regjistrohu duke klikuar këtu.
    Top Hitet muzikore sonte marrin përgjigje nga lojtarët fantastik të Tap n’Temë. Hite nga Kosova dhe bota, nga artistë të ndryshëm e të suksesshëm, e nga vite të ndryshme të historisë së muzikës, do ta bëjnë sonte një natë shumë interesante, e një lojë shumë argëtuese.
    Të gjithë jemi rritur me hite muzikore. Që nga fëmijëria, e deri tani, ato na kanë bërë të vallëzojmë e këndojmë. Tani, ju do të testoni dijen tuaj në këtë lëmi.
    E për ata që i dijnë hitet muzikore më mirë, pasojnë shpërblimet, të cilat i gjeni më poshtë:

    Vendi i parë fiton Tablet Samsung Galaxy SM
    Vendi i dytë fiton Kufje Dell Alienware
    Vendi i tretë fiton Çantë Mi

    Këtyre shpërblimeve, si zakonisht, u shtohet edhe dhurata nga GjirafaMall, e cila shkon për komentuesin më të mirë të natës. Që ju të luani Tap n’Temë, ju duhet patjetër të regjistroheni, pasi që regjistrimi ju mundëson që në rast se fitoni, të dhënat tuaja shfrytëzohen për të tërhequr shpërblimin.

    Që të regjistroheni, ndiqni hapat më poshtë:

    Hyr në GjirafaVideo.com

    Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa

    Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja bazike

    Shkon në seksionin LIVE TV

    Klikon mbi videon e parë live – Tap n’Temë

    Klikoni mbi butonin “Hyr në quiz”, i cili gjendet poshtë videos (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëse je nga laptopi

    Për t’u regjistruar tani, kliko këtu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark