Plagosen tre persona në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosen tre persona në Durrës

    Insajderi
    12 March 2016 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona kanë mbetur të plagosur mesditën e së shtunës gjatë një sherri mes personash që njihen si kontigjent krimi nga policia në qytetin e Durrësit.

    Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen nr. 11, fare pranë qendrës së qytetit. Të plagosurit dhe autorët e ngjarjes kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë për të sheshuar një konflikt të disa ditëve më parë mes tyre. Mosmarrëveshja është rënduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta.

    Elvis Kurti është plagosur me armë zjarri, ndërsa Ervin Qerimi dhe Eloert Hoxha janë plagosur me thikë. Ndërkohë, në konflikt është përfshirë edhe shtetasi Elton Hoxha.

    Ndërkaq burime policore bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë autorët, njëkohësisht të plagosurit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakun e mosmarrëveshjes.

    Sipas këtyre burimeve, palët në konflikt janë persona me precedentë penalë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark