×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Për njerëz që nuk kanë kohë por duan të ushqehen shëndetshëm; kjo është zgjidhja!

    Insajderi
    07 August 2020 - 07:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E njohur për produkte unike dhe me vlera ushqyese të larta, Meridian Kitchen ka lansuar kampanjën “Ditët e Sallatave”. Gjatë këtyre ditëve, keni rastin t’i shijoni sallatat më të shijshme dhe më të shëndetshme si dhe shumica prej tyre me receta të reja.

    Duke filluar nga 06 deri më 18 Gusht, të gjitha këto sallata mund t’i shijoni përmes ofertës 1+1 brenda qytetit të Prishtinës. Ju mund të përfitoni dy sallata të ndryshme duke paguar vetëm për një sallatë ndërkaq tjetrën e merrni falas. Në Meridian Kitchen mund të gjeni llojllojshmëri sallatash si sallatë me pasta, sallatë me pulë, sallatat mediteriane, marokene dhe shumë lloje të tjera të shijshme. E përbashkëta e këtyre sallatave është vlera e ulët e kalorive dhe përbërësit e freskët plot me vitamina, minerale dhe fibra. Duke shuar ndjenjën e urisë, sallata ndihmon në pastrimin dhe hidratimin e organizmit, ndërsa pjesën tjetër të efektit e bën koncentrati i mineraleve dhe vitaminave.

    Përveq këtyre sallatave, Meridian Kitchen ju sjell edhe shumë produkte tjera, të pasura me përbërës të shijshëm të cilët ndikojnë shëndetshëm në organizmin tonë. Plot freski dhe shije, ju mirëpresim në Meridian Kitchen!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark