×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Lufta ndaj pandemisë “Covid-19” kërkon aleat nuk fitohet vetëm

    Insajderi
    07 August 2020 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viti 2020, nisi mbrapsht dhe ashtu siç po shihet edhe do të përfundoj. Duke qenë se na ndryshoi gjithçka nga mënyra e sjelljës, ndryshimi i planeve, dështimi i shumë perjetimeve të mira që ishin pritur gjatë sidomos nga të rinjtë, si martesa me ceremoni foto e video, që do mbeteshin kujtim tërë jetën pastaj festa të mbrëmjeve të maturës për nxënës e shumçka tjetër, ne duhët ti përshtatemi kohës dhe të punojmë të gjithë, që sa më shpejt të kaloj kjo gjendje e cila përveç ekonomikisht po na shkatrron edhe psiqikisht.

    Duke u nisur nga kjo gjendje jo e zakonshme, që ngjanë në një luftë të vështirë që armiku nuk shihet derisa të na godas, ne si shoqëri duhet të mobilizohemi të gjithë dhe ta japim kontributin tonë aty ku mundemi për ta mposhtur sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja ne jetë njerzish.

    Institucionet shtetërore sidomos ato të nivelit lokal, duhet të kërkojnë dhe të iu mundësojnë grupeve vullnetare për tu përfshirë në këtë betejë, secili nga fusha dhe ekspertiza që e ka, për të bashkuar forcat kudër” COVID 19”.

    Në nivel komunash kemi një staf të kufizuar mjeksorë, paisje të kufizuara të fushës që merret me luftimin e“COVID19”, prandaj rritja e numrit të rasteve iu pamundëson atyre që të merren me të gjitha njëherësh dhe të jenë në nivel të detyrës për të ofruar shërbime cilësore. Këtë të gjithë e dijnë.

    Njëra nga mundësitë e mira dhe të nevojshme besoj që është aktivizimi i shoqërisë civile për të ndihmuar në aspektin teknik dhe adminsitrativ mjeket ne rexhistrimin e rasteve, sistemimin e të dhënave, nxjerrjen e raporteve të ndara sipas rajoneve dhe vendbanimeve dhe çka është më e rendesishme që të ruhet një memorie sisitematike e të dhënave që sot i shfrytëzojmë e nesër do të duhet ti kemi.

    Shoqëria civile mund të kontribuoj shumë edhe në mbajtjën e kontakteve me personat e infektuar me “COVID19” duke angazhuar psikolog dhe profesionist të fushës që do të ndihmonin me këshilla përsonat e infektuar dhe familjet e tyre, pasi ka nje stres të madh dhe pasiguri për fatin e tyre. Një dukuri tjetër është mosraportimi i rasteve nga frika se çfar do të ndodh me ta nëse vizitojnë mjeket pasi ka shumë dezinformata dhe informtata të deformuara rrethë fatit të atyre që shtrihen për mjekim.

    Kontributi për vendin në kohën që jemi është obligim pa kosto. Na jepni mundësi bashkë e kalojm më lehtë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark