×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    GjirafaStudios kërkon moderatorë, prezantues; Thirrje për audicion

    Insajderi
    08 August 2020 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shumë shpejt, në gjirafaVideo do të fillojnë të shfaqen prodhime të reja si: seriale, emisione argëtuese, e programe informative. Duke marrë pjesë në audicionin e krijuar nga GjirafaStudios, ju mund të bëheni pjesë e këtyre prodhimeve.

    Që të aplikoni për audicion, dërgoni një video tuajën në [email protected]. Në këtë video ju mund të tregoni aftësitë tuaja në atë që bëni më së miri, qoftë prezantim, moderim, aktrim, performancë, apo talent tjetër që posedoni. Keni liri të plotë të shfaqni talentin tuaj. Çdo video e dërguar do të merret parasysh, varësisht nga projekti dhe nevojat e produksionit.

    GjirafaStudios shumë shpejt do të fillojë me projekte të reja, të cilat si gjithmonë do të tërheqin vëmendje. Pas prodhimeve të ndryshme si Schengen Visa, Stupcat, Beni, Ekspertiza, etj. tani është koha për projekte të reja e të freskëta.

    GjirafaVideo njihet për mundësitë që u ofron talentëve të rinj, për të cilët është një mundësi e mirë të krijojnë një karrierë artistike. Ju mund të dërgoni video me talentin tuaj nga këto tema, por jo të kufizoheni në to:
    • Moderator/e
    • Aktor/e
    • Prezantues/e
    • Showman/Showwoman
    • Komedian/e
    • Talente të tjera

    Prandaj, mos hezitoni të dërgoni videot tuaja në [email protected]. Afati i fundit
    për aplikim është 13.08.2020.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark