AAK-ja “kërkon nga prokurori Isa Mustafa” ta zbulojë sulmin në Presidencë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja “kërkon nga prokurori Isa Mustafa” ta zbulojë sulmin në Presidencë

    Insajderi
    12 March 2016 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur kryeministrit Isa Mustafa dhe LDK-së rreth sulmeve që po bëhet kundër objekteve publike dhe private.

    AAK-ja ka kërkuar nga Mustafa që të tregojë se kush e sulmoi presidencën, meqë sipas AAK-së, Mustaga është bërë prokuror, polic e gjykatës.

    “Sigurisht se Kryeministri i Kosovës është i vetmi kryeministër në botë, që nuk e ka problem të shndërrohet edhe në prokuror, edhe në polic edhe në gjyqtar”, thuhet në një komunikatë.

    “Qeveria që ai kryeson, por edhe partia e tij, janë të vetmet që i dinë sulmuesit e akteve kriminale, siç ishte edhe ky i sotmi në ndërtesën e Presidentes, ende pa u identifikuar as policia”,ka deklaruar AAK-ja.

    Sipas kësaj partie, është detyrë e kryeministrit dhe e partisë së tij, që informatat t’i çojnë në polici e jo ta helmojnë opinionin me lloj-lloj hipotezash, duke shtuar se ndërtesa e Presidentes mbikëqyret me kamera dhe ruhet 24 orë nga policia dhe sigurimi i ndërtesës, prandaj edhe nuk do të duhej të ishte vështirë të zbuloheshin sulmuesit.

    Partia e Ramush Haradinajt nuk e ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në për sulme të qëllimshme për t’ua lënë fajin të tjerëve.

    “Prandaj as Qeveria e as LDK-ja, nuk duhet ta luajnë rolin e viktimës sa herë që ndodhin sulme të tilla! Ata duhet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, nëse kjo nuk iu shkakton dëm atyre, e jo të merren me teori konspirative”, thotë AAK.

    “Nuk është në natyrën e AAK-së, të merret me punë të pista e me sulme të dyshimta, por ajo është e vendosur ta luftojë këtë keqqeverisje e cila tashmë është identifikuar edhe si shkelëse e Kushtetutës. Prandaj Qeveria dhe Kryeministri, është më mirë të merren me gabimet e veta e ta sqarojnë popullin, se sa ta luajnë rolin e viktimës e të trillojë kërcënime të paqena nga intervistat televizive”.

    AAK-ja thotë se veprimet e saj janë publike e jo pas shpine./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark