Insajderi
Biznes

Lamtumirë, Internet Explorer do të zhduket!

Insajderi
19 August 2020 - 10:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lamtumirë, Internet Explorer do të zhduket!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Internet Explorer nuk do të ekzistojë më. Microsoft njoftoi se “browser”-i 25-vjeçar do të zhduket nga interneti në 17 gusht të vitit 2021.

Gjiganti i teknologjisë e dha lajmin me anë të një postimi në blog, duke theksuar se stafi i Microsoft nuk do të sjellë të reja për Internet Explorer 11 duke nisur nga 30 nëntori i vitit 2020.

Ky njoftim kishte kohë që pritej, që kur Microsoft solli “browser”-in e ri Edge 5 vite më parë.

Internet Explorer e ka pasur kulmin e tij në vitet 2002-2003, kur rreth 95% e përdoruesve të internetit përdornin këtë shfletues. Por, nuk e përballoi dot konkurrencën dhe në maj të vitit 2012 u zyrtarizua se “browser”-i më i përdorur në botë ishte Google Chrome.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark