Zhvillohet miniroboti që lëviz pa bateri - Insajderi
×
Teknologji

Zhvillohet miniroboti që lëviz pa bateri

Insajderi
20 August 2020 - 09:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Roboti është emëruar “RoBeetle”, “Roboti Brumbull”.

“Ai është vetëm 15 milimetra i gjatë, gjë që e bën “Robotin Brumbull” një nga robotët autonomë më të lehtë dhe më të vegjël të krijuar ndonjëherë”, tha shpikësi i tij, Xiufeng Yang.

“Ne donim të krijonim një robot, pesha dhe madhësia e të cilit do të ishin të krahasueshme me ato të insekteve të vërteta”, shtoi studiuesi.

Ekipi i Xiufeng Yang zhvilloi një sistem muskulor artificial, i bazuar në një karburant të lëngshëm, në këtë rast metanol, i aftë të sigurojë dhjetë herë më shumë energji sesa një bateri me masë identike.

Tani për tani, sistemi ështe në gjendje t’i zhvendosë vetëm përpara këmbët e robotit, në sipërfaqe të sheshta, si qelq ose sipërfaqe të përafërt, deri në dy orë radhazi, me ngarkesë deri në 2,6 herë më shumë se pesha e tij mbi kurriz.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark