
Dy shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar nga policia italiane nën dyshimin se po përgatisnin një sulm terrorist.
Mediet italiane njoftojnë se të arrestuarit janë Vullnet Maqellara, 41 vjeç dhe Abdulla Kurtishi, 26 vjeç si dhe një tunizian.
I gjithë operacioni u mbështetë tek një përgjim telefonik nga policia italiane e cila më pas veproi me kohë me të arrestuar dy personat e identifikuar mes telefonit dhe një shqiptar tjetër që ishte bashkëpunëtor i tyre.
Biseda është bërë më 20 tetor të vitit 2015 mes Maqellarës dhe Baroumit.
Baroumi: Nuk ka problem vëlla. Do të shkojë gjithçka mirë, ishallah, edhe nëse t’i dëshiron të vish këtu, do të të sistemojmë ne. Mjafton që t’i të bësh llogaritë, dhe me dokumente false mund të vish, ishallah.
Maqellara: Unë gati jam, nëse mund të më shkruash adresat e rrugëve dhe çfarë duhet të kem parasysh dhe avash avash do të arrij atje.
Baroumi: Ishallah vëlla. Mjafton që ti të vish në Turqi. Pastaj për pjesën tjetër mendoj unë. Kuptove? Mjafton të vish në Turqi. A më kuptove?
Maqellara: Në rregull vëlla. Do përpiqem këtë muaj. Do përgatitem avash e vash. Unë kur nisem, nisem i sigurt. Nuk futem mes stuhisë. Shpresoj të vij sa më shpejt.
Baroumi: Shiko, unë po planifikoj një sulm me eksploziv. Do marr një makinë dhe do e hedh në erë. Por nëse ti vjen më herët mund ta shtyj datën e operacionit.
Maqellara: Kam folur me një mik timin. Po pres përgjigje. Më duhet edhe pak kohë, të paktën 10 ose 20 ditë. Nëse ai arrin që edhe për pesë ditë ta kryejë atë punë, do të marr avionin dhe do të nisem.