Insajderi
Biznes

KEDS vazhdon traditën e dhurimit të gjakut

Insajderi
22 January 2020 - 09:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KEDS vazhdon traditën e dhurimit të gjakut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe këtë vit, KEDS në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut vazhduan traditën e përmotshme të dhurimit vullnetar të gjakut, ku ftesës iu përgjigjën mbi 50 punonjës të kompanisë.

Zyrtarët nga Qendra për Transfuzion të Gjakut së bashku me zyrtarët e kompanisë KEDS, u angazhuan maksimalisht që gjithçka të shkojë mirë. Ata u ndanë mjaft të kënaqur me interesimin e madh të punonjësve për të dhuruar gjak, ndërsa theksuan se grupet e gjakut që u morën sot janë ndër më të rrallët, për të cilët është edhe vështirë të gjinden në rast nevoje.

Melania Gjocaj, Menaxhere për Marketing dhe Informim në QKKTGJ, tha se kanë interesim mjaft të madh për dhurimin e gjakut “ Gjaku i grumbulluar do të shkojë për të gjithë ata pacientë anembanë Kosovës të cilët kanë nevojë për gjak”. Ajo shtoi se është një vullnet mjaft i madh i punonjësve për të kontribuar dhe dhuruar gjak.
Ndërsa, Sabri Tërnava, Drejtor për Konsumatorë në KEDS, tha se po i bashkohet këtij aksioni me shpresë se do t’u ndihmojë njerëzve që kanë nevojë.

Kësaj iniciative krahas atyre që dhurojnë rregullisht gjak, iu bashkëngjiten edhe vullnetarë të ri, të cilët për  herë të parë e bën një gjë të tillë, duke u shprehur se ndihen mjaft të kënaqur që përmes mundësive të tilla që ofrohen të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve shëndetësore që hasin njerëzit, jeta e të cilëve varet nga gjaku i dhuruar.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark