
Është festuar në të dy kryeqytetet, por dallimi sesi është festuar është i madh.
Në Tiranë, Dita Ndërkombëtare e Gruas tashmë është bërë traditë të festohet në klubet e natës, ku qershia mbi tortë ishin balerinët që njihen për vallëzimin e “nxehtë” striptiz.
Edhe në Prishtinë është vazhduar tradita e të festuarit të 8 marsit. Por kjo traditë është krejtësisht e ndryshme nga Tirana.
Në Prishtinë gratë kanë festuar me valle dhe vallëzimi më i nxehtë i tyre është “kërcimi mbi tavolina”. Por pa meshkuj të zhveshur. I vetmi mashkull që ka e ka “nxehë” atmosferën në një sallë të mbushur plot me gra ka qenë Afrim Muqiqi, i cili ka qenë i veshur.
Siç shihet nga videot e festës në të dyja kryeqytetet, dallimi është i madh.
Festa e 8 marsit në shumë vende të botës shënohet duke protestuar për të drejta të gruas. Protesta nuk mungoi as në Kosovë, por edhe festa vazhdoi. Muzika popullore në Kosovë mbizotëronte , e në mesin e tyre ishin emra të njohur si Afrim Muqiqi, Shyhrete Behluli, Teuta Selimi e Motrat Mustafa.