
Tenderi është udhëhequr dhe kontrata është nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë por Ministria e Punëve të Jashtme, e udhëhequr atëkohë nga Hoxhaj, ishte nënshkruese e marrëveshjes me Qeverinë e Luksemburgut për ndihmë në projekte të përmirësimit të sistemit të informimit shëndetësor.
“Në vitin 2011, Hoxhaj nënshkruan marrëveshje me Luksemburgun për ndihmë në projekte si sistemi i informimit shëndetësor. Në vitin 2012, hapet tenderi për ndërtimin e sistemit të infromimit shëndetësor për blerjen e harduerit”, ka thënë Dardan Sejdiu.
Sejdiu ka ka deklaruar se Ymer Shahini nuk figuron si përfaqësues i kompanisë “Printec” në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve por është nënshkrues i i kontratës me Qeverinë e Kosovës.
Ai ka shtuar se edhe pesë vite pas nënshkrimit të kontratës sistemi për të cilin është kontraktuar kjo kompani ende nuk është funksional
“Në vitin 2015, ky sistem është dashtë të jetë në funksion, tash në vitin 2016 jemi, janë dhënë 1milionë. Shkelzen Ibrahimi prokurori i rastit nuk i bënë hetimet”, ka thënë Sejdiu, transmeton KP.
Ndërsa anëtari tjetër i “ Vetëvendosje”, Mirsad Shkreta ka deklaruar se është shqetësues mosreagimi i institucioneve të përfshira në këtë rast.
“Më shqetëson fakti i mosreagimit të akterëve që kanë qenë pjesë të marrëveshjes. Nuk kemi reagim që ka probleme me personin që ka përfaqësuar firmën dhe për sistemin e informimit të shëndetësisë. Ministri Imet Rrahmani, i cili edhe pse në mënyrë të vazhdueshme ka pas lutje për implementim, nuk ka reaguar lidhur me këtë skandal por është bërë pjesë duke e mbuluar”, ka thënë ai.