×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Besa, ministrja që nuk e meritonin disa ‘zgjebsa’

    Insajderi
    15 September 2020 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besa të vetmin problem që ka, është se foli “në Anglisht” në tërë punën e saj dhe në tërë fjalët e saj.

    “Turi” është një “Anglez” (perëndimor) që bëri dhe shumë mendje të bukura, të çorientohen vetëm se kishte emrin “Turi” dhe të mos kuptonin thelbin. Se “Turi”, në fakt është prodhim i një studimi 100-vjeçar nga psiko-analistët dhe uni-t më të suksesshëm të botës, ku me 4-përgjigje të dhëna, ndan atë që studimin e ka lëkurë, me dike që studimi i bëhet vetë.

    Në çdo aplikacion për nivelet më të larta të punësimit në perëndim, ke një formular, që duhet të kuptosh se ç’bëri “Turi” dhe në përgjigjen tende, ai kupton nëse ti je një lider, një llafazan, një psiko apo një dembel me probleme.

    Një “Tur” e gjen për të kuptuar idetë e tua pa pasur nevojën të pyesësh se çfarë lexon, je i majtë apo i djathtë, ç’mendon për racizmin dhe nëse do ta rrahësh një klient që gabon apo do mundohesh t’i japësh një zgjidhje problemit.

    E lexova dhe letrën e fundit të Besës për të kuptuar “dialektin”.

    Foli “Anglisht” (hë ky ish gabimi) dhe s’na u drejtua ty dhe mua, njerëzve normale, s’iu drejtua as “Shqiptarëve” , por në fakt iu drejtua atyre që të çajnë dërrasat se si “regjimi” hoqi “gegnishten” nga gjuha letrare (Imagjino çdo thoshin Scousers apo Geordies dhe me radhë për Anglishten letrare) dhe sapo Besa edhi, gjënë e parë atakuan “Kosovarçen”e saj, të njëjtët fundërrina domethënë,(se kam për njerëzit normale por pikërisht këta errësira të cilëve dhe ajo iu drejtua).

    Besa mund të ketë bërë 100-gabime, por ka qenë gjëja më e bukur e përkushtimit në punë, që ka parë ministria e këtyre 30-vjetëve dhe shembulli më i bukur. Sa do doja që dhe ime bije t’i ngjante asaj, por me një rrogë të paktën mbi 500-mijë euro në vit, që ta shtynte disi, kur çdo ‘zgjebs’, do të kish “detyrë” t’i gjente “gabimet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark