I kërkuari nga Interpoli arrestohet nga Policia e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I kërkuari nga Interpoli arrestohet nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    13 March 2016 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtarë.

    “Në pikën kufitare në Vërmicë, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin shtetas të Shqipërisë i cili kishte urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Bazuar në njoftimin e Policisë, i dyshuari është dorëzuar tek sektori rajonal i hetimeve në Prizren. Ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark