Tri bankat me më së shumti asete në Kosovë - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Tri bankat me më së shumti asete në Kosovë

    Insajderi
    07 March 2017 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitimi i kombinuar neto i bankave të Kosovës është rritur në 9.2 milion euro, në muajin e parë të vitit 2017, për dallim nga janari i vitit të kaluar kur fitimi ishte 5 milionë euro.

    Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, portofoli i bankave në sektorin e kredive është zgjeruar në 10.5% nga viti në vit, duke arritur në 22.2 miliardë euro në muajin janar të këtij viti.

    Totali i pasurisë së sistemit bankar në Kosovë është rritur me 7.8% nga viti në vit, në 3.63 miliardë euro deri në fund të janarit, njofton faqja Seenews.com bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore.

    Shifrat përbëjnë rezultatet financiare të dhjetë bankave që ushtrojnë veprimtari në Kosovë. Bankat më të mëdha në termin e aseteve, janë Banka Kombëtare Tregtare, Raiffeisen Bank dhe ProCredit Bank.

    Kreditë e korporatave janë rritur 8.4% në 1.42 miliard euro, ndërsa kreditë për ekonomitë familjare janë rritur 14.7% në 794.9 milionë euro. Kreditë në monedha të tjera përveç euros, kanë arritur në 4.2 milionë euro.

    Në vitin 2016, fitimi i kombinuar neto i bankave të Kosovës kishte rënë me 20.3% në 75.5 milion euro. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark