
Departamenti i Policisë në Novi Pazar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë bërë të ditur se kanë arrestuar sot të dyshuarin E.Sh 39-vjeçar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale vrasje ndaj, Selajtin Janjevës mbrëmjen e 1 tetorit.
“I dyshuari E.Sh, dyshohet se më 1 tetor të këtij viti rreth orës 19:00 në Novi Pazar pas një diskutimi të shkurtër, ka qëlluar me disa të shtëna me pistoletë dhe vrau 52-vjeçarin Seljatin Janova, biznesmen nga Prishtina dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Serbisë, përcjell Gazeta Insajderi.
Kundër të dyshuarit E.Sh është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistencës së bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale, “posedim i mbajtjes, trafikimit të armëve dhe eksplozivëve, thuhet ndër tjera.
Selajtin Janjeva është vrarë mbrëmjen e së enjtes siç raportuan mediat serbe pranë shtëpisë së tij në Novi Pazar.
Po ashtu rreth vdekjes së biznesmenit kosovar janë deklaruar edhe familjarët e tij.
“Të Dashur farefis,dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë! Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjindet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim!”, kanë deklaruar nga familja e të ndjerit. /Insajderi.org