Pasurohet lista e aseteve të trashëgimisë shpirtërore! - Insajderi
×
Kulturë

Pasurohet lista e aseteve të trashëgimisë shpirtërore!

Insajderi
13 October 2020 - 17:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka prezantuar listën e aseteve të trashëgimisë shpirtërore.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Dumoshi ka thënë se kjo trashëgimi kulturore është ruajtur dhe mbrojtur duke e përcjellur brez pas brezi, përcjell Gazeta Insajderi.

“Kosova ka një të kaluar të begatë me vlerat e saj të larmishme të trashëgimisë, që e begaton larushinë dhe diversitetin tonë kulturor. Kjo trashëgimi kulturore, e krijuar në shekuj e në vijimësi nga paraardhësit tanë, është ruajtur dhe mbrojtur duke u përcjell brez pas brezi. Sot jemi ne mbi të cilët bije obligimi ta përshkojmë rrugëtimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgiminë kulturore dhe të njëjtën ta bartim te gjeneratat e reja”, ka shkruar Dumoshi.

Tutje Dumoshi ka thënë se “ Në 100 ditët e angazhimit tim në Qeverinë Hoti kam vendosur si prioritetin politik trashëgiminë kulturore, me fokus të veçantë në trashëgiminë shpirtërore me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit tonë kulturor, vlerë kjo shumë të rëndësishme për afrimin e komuniteteve dhe për përmirësimin e dialogut mes kulturave të ndryshme”.

Si rezultat Lista e Aseteve në mbrojtje të përkohshme e publikuar me 10.10.2020 përveç tjerash është pasuruar me 8 asete të reja të trashëgimisë kulturore shpirtërore të cilat prezantojnë njohuritë dhe krijimtarinë popullore nga individë dhe grupe shoqërore. Asetet e përfshira në listë janë:

– Pleqnia në odat e Dukagjinit, Këngë vajtimi ‘Gjama e Burrave’, Këngë për krye krahi – Malësorçe, Këngë me Lahutë, Këngë e Tepsisë të propozuara nga QRTK Pejë,

– Mësiti në Shalën e Bajgorës, Kangagjeqi në Shalën e Bajgorës dhe Dasma në Shalën e Bajgorës të propozuara nga QRTK Mitrovicë janë përfshirë në një njësi,

– Flaka e Janarit, propozim i QRTK Gjilan,

– Çiftelia dhe Teleisja, si fryti i parë i bashkëpunimit formal me Institutin Albanologjik.

MKRS, me përkushtim të madh do t’i mbështes kërkesat e qytetarëve, institucioneve, organizatave, që të sjellin propozimet e tyre në pasurimin e listës së trashëgimisë shpirtërore e materiale, në mënyrë që këtë trashëgimi ta ruajmë dhe ta përcjellim për gjeneratat e reja.

https://www.facebook.com/595164074/posts/10157920172529075/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark