Insajderi
Lajme

Mbyten tre refugjatë në Maqedoni

Insajderi
14 March 2016 - 12:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre refugjatë janë mbytur ndërsa 23 të tjerë janë shpëtuar gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin “Suva Reka”, informojnë nga organizatat joqeveritare aktive në terren.

“Tre persona janë mbytur në Gjevgjeli ndërkohë që po punohet në zbardhjen e identitetit të tyre. Ekipet janë në terren dhe po kryejnë hetimet”, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, për të shtuar se gjatë ditës do të shpalosin më shumë detaje, raporton Alsat M.

Organizatat joqeveritare informojnë se incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në të cilin dy burra dhe një grua kanë humbur jetën, ndërsa 23 persona janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në qendrën transitore Vinojug ku po marrin ndihmën mjekësore./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark