
Njëri shirit në rrugën rajonale Doganaj-Brezovicë është mbyllur për qarkullim pasi kjo rrugë kë pësaur dëmtime si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë ditën e fundit.
“Në lokacionin Udhëkryqi për fshatin Brod (Komuna e Shtërpcës), ka pësuar dëmtime. Njëra korsi e rrugës ka rrëshqitur dhe është e mbyllur për qarkullim. Momentalisht, komunikacioni zhvillohet vetëm në njërën korsi. Kompania e mirëmbajtjes i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe e ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Shembja e dheut e cila për pasojë ka shkaktuar edhe dëmtimin e asfaltit ka ndodhur në afërsi të fshatit Brod të komunës së Shtërpcës.
Ditë më parë, edhe magjistralja në drejtim të Hanit të Elezit ishte mbyllur për qarkullim si pasojë e rrëshqitjeve të dheut pas rënies së shiut./Insajderi.com