Edhe Nisma braktisë Kuvendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Nisma braktisë Kuvendin

    Insajderi
    14 March 2016 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas AAK-së edhe partia tjetër opozitare Nisma, do t’i braktisë seancat e Kuvendit të Kosovës duke e lënë të vetme Vetëvendosjen e cila nuk heqë dorë nga qëndrimi i saj për të mos braktisur Kuvendin.

    Për braktisjen e Kuvendit nga Nisma, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Zafir Berisha, i cili ka thënë se nuk “ia vlen me u rikthye në këtë parlament”.

    “Nuk ja vlen me u rikthye në një parlament që i shërben një qeverise antikushtetuese. Nuk ja vlen me i shërbye një bande mafioze të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”, tha Berisha, njofton Lajmi.net.

    I pari braktisjen e seancave të Kuvendit të Kosovës e filloi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilin e pasuan deputetët e partisë së tij dhe tanimë një hap të tillë duket se kanë vendosur ta marrin edhe partia e Fatmir Limajt. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark