
Sulmi terrorist që tronditi Ankaranë mbrëmjen e të dielës, ku mbeten te vrare 37 persona dhe u lënduar afro 100 të tjerë, është organizuar nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, që qeveria në Turqi e njeh si një organizatë terroriste.
Autoritetet në vend kanë identifikuar një prej autorëve të këtij sulmi, një femër 24-vjeçare e lindur në qytetin Kars të Turqisë, e cila sikurse citon “Reuters” ishte bashkuar grupit militant në vitin 2013.
Autori tjetër i sulmit terrorist me makinë bombë, nuk është identifikuar ende.
Presidenti i vendit, Rexhep Taip Erdogan në një reagim të tij tha se Turqia nuk do të dorëzohet pa gjunjëzuar terroristët, që marrin jetë të pafajshëm njerëzish.
“Këto sulme, të cilat e cenojnë integritetin, unitetin dhe solidaritetin e vendit tonë, nuk e dobësojnë vendosmërinë tonë në luftën kundër terrorizmit”,
Pak orë pas sulmit, 11 avionë luftarak turq kanë bombarduar 18 baza dhe depo armatimesh të Partisë Kurde në Irak. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm tha se konkluzionet e hetimeve zbardhen mbrëmjen e të hënës, ku pritet të publikohen dhe emrat e terroristëve dhe bashkëpunëtorët e tyre. /Insajderi.com