Vazhdohet paraburgimi për Gafurr Dugollin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdohet paraburgimi për Gafurr Dugollin

    Insajderi
    14 March 2016 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli i është vazhduar masa e paraburgimit të shkurtër edhe për 48 orë shtesë me propozim të Prokurorit Publik, Gjykata Themelore në Shkup, me arsyetimin se po bëjnë vërtetimin e identitetit.

    “Ndaj këtij vendimi të Gjykatës, avokati mbrojtës ka parashtruar ankesë e cila në afatin e paraparë me ligj i është dorëzuar Këshillit Penal të gjykatës së lartpërmendur e cila ka hedhur poshtë ankesën si të pabazë dhe ka konfirmuar vendimin e gjykatësit në procedurë paraprake”, deklaruan nga Gjykata Themelore në Shkup, njofton Alsat-M.

    Nga Ministria e Drejtësisë vazhdojnë të heshtin. Nga ky dikaster i cili udhëhiqet nga Adnan Jashari, kuadër i BDI-së, nuk japin detaje se vallë Gafurr Dugolli do të ekstradohet në Serbi apo do të lëshohet i lirë.

    Avokati mbrojtës i Dugollit vazhdon të këmbëngul se veprimi i autoriteteve të Maqedonisë është i padrejtë, pasi ekziston një marrëveshje dypalëshe mes dy shteteve dhe nuk ka arsye që të zbatohet një urdhër-arrest i Serbisë, nga Maqedonia.

    Dugolli të premten e kaluar ka ardhur në Maqedoni për të marrë vizën për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është arrestuar nga autoritetet maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të Serbisë për krime lufte në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark