Një prej artisteve më aktive në muzikë gjatë kësaj periudhe ka qenë Ava Max.
Këngëtarja pasi publikoi albumin e ri, solli edhe disa këngë të tjera të shoqëruara edhe me videoklip.
Përmes postimit të fundit, Ava Max bëri të ditur se kënga e saj e re me titull “My head and my heart” publikohet nesër (e enjte).
Ndryshe, projekti i fundit i saj është “OMG What’s Happening”, të cilin e publikoi me videoklip.