Homazhe për këngëtarin Ismet Peja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    Homazhe për këngëtarin Ismet Peja

    Insajderi
    23 November 2020 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, janë hapur homazhet në nder të këngëtarit Ismet Peja.

    Para kësaj ministrie është shpalosur edhe portreti këngëtarit të ndjerë Ismet Peja.

    Po ashtu, pjesë nga këngët e tij po transmetohen para ministrisë.

    Këngëtari Ismet Peja ka vdekur mëngjesin e së hënës në moshën 83 vjeçare.

    Në një intervistë përmes telefonit për emisionin “#Gjesi”, djali i tij, këngëtari Visar Peja, ka thënë se kanë qenë problemet shëndetësore prej vitesh që e kanë përkeqësuar shëndetin e babit të tij ditëve të fundit.

    Ndërkohë, ai ka treguar se i ndjeri kishte kryer edhe testin e Covid-19 për shkak se ishte i shqetësuar. 

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 15:00, në Gjakovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark