Këngëtarja shqiptare e njohur nga Dibra, paralajmëroi ditë më parë se ajo do të mbante koncert për festën e ‘ Ditës së Falënderimeve’.
Rexha performoi këngën e saj, “Baby, I’m Jealous”, që e solli në bashkëpunim me Doja Cat, për Paradën e Macy-s këtë vit.
Ndërsa ndau sekuenca nga koncerti i madh në llogarinë e Instagramit, duke shkruar se ajo kishte gjeldetin më të madh të këtij viti.
Duke pasur parasysh kufizimet që imponon pandemia, parada ishte ndryshe këtë vit nga sa ishte në vitet e fundit.
Aty nuk kishte një turmë dhe gjithçka ishte e regjistruar brenda 3 ditëve me masa të marra ndaj Covid-19.