Thaci: Fillimi i Gjykatës Speciale i vështirë sikurse ishte edhe miratimi i saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaci: Fillimi i Gjykatës Speciale i vështirë sikurse ishte edhe miratimi i saj

    Insajderi
    15 March 2016 - 00:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se fillimi i punës së Gjykatës Speciale ka për të qenë shumë i vështirë, ashtu sikurse ka qenë edhe miratimi i saj.

    Këtë deklaratë Thaci e dha për gazetën shqiptare Dita, duke thënë që ne e kemi pranuar këtë gjykatë sepse kemi dashur që të heqim njollën që i është vënë padrejtësisht luftës çlirimtare të UCK-së.

    “Ne na është dashur që ta kapërdijmë këtë gjykatë që praktikohet për herë të parë në këtë model, sepse kemi dashur të heqim njëherë e mirë njollën e padrejtë që janë përpjekur t’i vëne luftës sonë dhe sepse kemi dashur të ruajmë partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë perëndimorë”, ka thënë Thaçi, raporton Insajderi.

    Thaci më tej tha se është i bindur në luftën e drejtë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

    “Sepse jam i bindur që populli ynë ka zhvilluar një luftë të drejtë dhe të ndershme”, ka shtuar më tej Thaçi.

    Thaçi ka thënë se “tradita e lëvizjes sonë kombëtare që trashëgojmë prej rilindësve, është mbështetur në një patriotizëm modern që kultivonte dashurinë për veten tonë e jo urrejtjen për tjetrin”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark