Sami Lushtaku sot para gjyqit për korrupsion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku sot para gjyqit për korrupsion

    Insajderi
    15 March 2016 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lushtaku, bazuar në aktakuzë, kishte kërcënuar Arben Gjukajn, drejtorin e KEK-ut në mënyrë që të vendosej në favor të kompanisë “Security Code”, ku është aksionar djali i vëllait të tij, Milazim Lushtaku.

    Arianit Koci, avokat i Lushtakut, ka konfirmuar se sot do të mbahet seancë lidhur me rastin e tenderit multimilionësh të Korporatës Energjetike të Kosovës, i cili kishte të bënte me sigurimin fizik të objekteve.

    Përveç Sami Lushtakut, pjesë e aktakuzës janë edhe nipi i tij Milazim Lushtaku dhe Esat Tahiri, ish-truprojë e kreut të Skenderajt. Ata akuzohen për mashtrim.

    Ndërsa Arben Gjukaj, drejtor në KEK dhe Hysni Hoxha, ish-kryetar i OSHP-së akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Rastin në prokurori e ka denoncuar kompania “Besa Security” që kishte konkurruar në këtë tenderë por kishte humbur garë përballë firmës nga Skenderaj, “Security Code”. (Insajderi)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark