Pse u nda nga i dashuri italian? - Soni Malaj thyen heshtjen - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Pse u nda nga i dashuri italian? – Soni Malaj thyen heshtjen

    Insajderi
    07 December 2020 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka folur për herë të parë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin, Mirkon.

    E pyetur nga moderator Ardit Gjebrea, ajo fillimisht mohoi të ketë marrë pasaportë italiane dhe tregoi arsyen se përse ata u ndanë.

    “Kemi një marrëdhënie korrekte me Mirkon. Nuk jemi ndarë për shkak të tradhtisë, apo diçka e tillë, por, për gjëra më të forta. Çdo njeri ka ideale, unë ideal kisha lirinë. Ana ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të atin dhe unë përpiqem të kem marrëdhënie korrekte për shkak të vajzës, pasi është Ana do na lidhë gjithmonë neve”, tha Soni.

    Këngëtarja foli edhe për lidhjen me Klevin, me të cilin tha se janë bashkë që 6 vjet, por, kanë 1 vit bashkëjetesë. Lidhja e saj, sipas Sonit, po e mbush me lumturi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark