Patris Berisha i është kundërpërgjigjur Tuna Sejdiut.
Raportet e këngëtares Tuna Sejdi dhe muzikantit Patris Berisha nuk janë të mira.
Kjo vihet re bazuar në disa detaje të fundit madje thuhet se dyshja janë ndarë përfundimisht.
Ishte Tuna ajo e cila përveç se e hoqi mbiemrin Berisha nga llogaria e saj në Instagram, e ka hequr edhe tek ajo e djalit.
Ishte Robert Berisha, vëllai i Patrisit i cili reagoi më pas nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruante Tian Berisha, ndërsa të gjithë e prisnin reagimin e babait të Tianit.
Patrisi para pak minutash e ka publikuar një video me të cilën ka treguar se nuk i ka pëlqyer aspak veprimi i Tunës.
Ai e ka publikuar një video në të cilën shihet me djalin Tianin dhe pranë postimit e ka theksuar se mbiemri i tij është Berisha.
“Tian Patris Berisha ❤️”, ka shkruar Patrisi në Instagram.