Melisa është prurja më e re në “Përputhen”, por nuk bënë ndonjë ndryshim me vajzat e vjetra të emisionit përa i përket zhurmës që ka krijuar.
Ajo u prezantua me një kërcim mjaft sensuale dhe provokues e më pas takimet me djemtë kanë qenë mjaftë të përfolura.
Por debati me Sindin, ku kjo e akuzoi se “Shkon për një kafe”, ishte ai për të cilin u përfol më shumë Melisa.
Konkurrentja ka festuar ditën e djeshme 23 vjetorin e lindjes, ku pa ju trembur qerpiku nga Covid-19 ka organizuar një festë mjaft të madhe.
Të ftuar kihte patjetër edhe konkurrënt të përputhen dhe në sy binte mungesa e dy nga vajzat, Sindi dhe Ana e dytë.
Nuk dihet nëse Melisa nuk i ka ftuar apo vajzat kanë zgjedhur të mos shkojnë, por ky detaj nuk mund të kalohej pa u vënë re.
Ndërkohë rrjeti është mbushur me pamjet e Anës së parë teksa i dhuron shumë dashuri Melisës në ditëlindjen e saj.
Gjithashu pamje të Andit dhe Teas teksa kanë kërcyer së bashku nuk kanë munguar.